Performancë “magjike”, motra e “yllit” të Chelsea vendos rekordin në Kupën e Botës për femra

schedule14:36 - 2 Gusht, 2023

schedule 14:36 - 2 Gusht, 2023

Prej 13 ditësh, Kupa e Botës për Femra ka nisur siparin e këtij edicioni në Australi e Zelandë të Re, ku padyshim ndeshjet emocionuese dhe spektakolare nuk munguar. Mirëpo, nuk kanë munguar as rekordet, siç është ky i vendosur mesditën e kësaj të mërkure.

Bëhet fjalë për një nga lojtare e Kombëtares së Anglisë, me këto të fundit që mundën Kinën me rezultatin e thellë 6 me 1, por e veçanta nuk qëndron te rezultati, por te performanca e njërës prej lojtareve të Kombëtares angleze.

Motra e anësorit të Chelsea, Reece Jame, Lauren James ishte padyshim protagonistja kryesore në triumfin e anglezeve, teksa arriti të shënojë 2 gola, si dhe të dhurojë 3 asistime, duket kontribuar kështu në mënyrë direkte në 5 gola brenda një ndeshjeje, rekord ky që u vendos për herë të parë, nga 21-vjeçarja.

Mirëpo, e veçanta e këtij rekordi është se diçka e tillë, si kontirbuimi në 5 gola brenda një ndeshjeje të një Kampionati Botëror nuk ka ndodhur kurrë në futbollin e femrave, por as të meshkujve. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!