Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ironia e Guerrils: Refiku paska paguar dritat, urojmë vetëm një gjë!

schedule08:23 - 26 Shtator, 2019

schedule 08:23 - 26 Shtator, 2019

FSHF vendosi të ndryshojë orarin e derbit një ditë më parë dhe tashmë Tirana-Partizani luhet me dita. Skuadrat zbresin në fushë prej orës 19:00, ndërkohë që për tifozët e të dyja spektakli do të nisë më herë, me marshimet.

Guerrils, ultrasit e kuq, pasi kanë mësuar ndryshimin e orarit të ndeshjes, kanë dalë me një deklaratë dhe nuk mungojnë notat e ironisë ndaj presidentit të Tiranës, Refik Halilit.

Të dielën luajmë ndaj ekipit që e dominojnë që prej gjenezës! Tifozëria e kuqe të bëhet gati për spektaklin e radhës në tribunë dhe të mbështesë Legjendën. Takimi luhet në stadiumin “Dinamo”, në orën 19:00, sepse Refiku paska paguar më në fund dritat .

Gjithsesi, duke shpresuar që miu të mos hajë sërish telat, shkojmë të gjithë së bashku për t’u shtrirë kabullin”, shkruajnë Guerrils në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!