Fitore spektakolare, por jo për trajnerin e “demave”, Zekiç: Nuk mund të luajmë kështu në Evropë

schedule09:16 - 2 Gusht, 2023

schedule 09:16 - 2 Gusht, 2023

Pavarësisht fitores së thellë, 4 me 1, në ndeshjen e kthimit të fazës së dytë kualifikuese të Conference League, ndaj andorrasve të Atletic Escaldes, tekniku i “demave të kuq” të Partizanit, Zoran Zekiç, nuk është i kënaqur me performancën e djemve të tij.

Në një koment të shkurtër për mediat, pas përfundimit të ndeshjes Zekiç u shpreh se pavarësisht rasteve të shumta në sulm, skuadra e tij kishte shumë probleme taktikisht e për këtë aryse u detyrua të ndërronte skemë pas vetëm 5 minutash lojë.

“Mund të them faza ofensive kishte shumë shanse, por nuk shënuam shumë. Megjithatë, kishim shumë, shumë probleme taktikisht, ndërrova sistem pas 5 minutash.  Ishin shumë të hapur dhe ishim vonë, se skuadra kundërshtare nuk la hapësira. Mund të jem i lumtur për rezultatin por nuk do të fle sot se duhet të punoj shumë e mendoj si të përmirësoj për ndeshjen tjetër. Sinqerisht, nuk mund të luajmë kështu në Europë.

Nuk kemi shumë mundësi për lëvizje, kemi 10 ditë. Nuk e kam parë Valmierën, por di që ka luajtur kundër Olimpija Ljubljanës dhe është ekip serioz. Kam miq atje dhe do të pyes. Duhet të jemi më kompakt e me disiplinë. Për ne në këtë moment ndeshja ndaj një kundërshtari si sot, është shumë, shumë i vështirë.

E pashë pas 5 minutash që kishim shumë probleme. Duhej të kishim në lojtar më shumë në mes të fushës. Por duhej të bënim më shumë lëvizje. Vendosa Rrapajn të mbështeste Hadrojn dhe pastaj numrin 6 që të mbështeste këtë linjë. Nuk ishim të përgatitur për topin e gjatë. Ne humbëm Mensah, një ditë më parë Maget. Ai duhej të luante, por do të sillte probleme ndaj bëmë rotacion.

Nëse dhurojë të njëjtën përformancë si ndaj BATE, mendoj se kemi më shumë shanse për kualifikim. Ne kemi shanse të mira, por duhet të kemi energji, të luajmë më mirë dhe në pozicion. Skuadra e ka treguar se mund të luajë kështu. Por kem edhe probleme të tjera. Shpresojmë se kemi disa ditë për të përgatitur këtë ndeshje”,- u shpreh tekniku kroat, pas ndeshjes. /i.m /abcnews.al