Sulm verbal ndaj arbitrit, Federata Franceze merr vendimin për Payet

schedule22:22 - 25 Shtator, 2019

schedule 22:22 - 25 Shtator, 2019

Dimitri Payet është një nga futbollistët më të mirë francezë të viteve të fundit. Edhe pse një lojtar shumë cilësor dhe me një CV tepër të pasur, ylli i Marseille shpeshherë ka probleme me disiplinën.

Një karakter shumë i ashpër dhe këtë gjë e tregoi edhe në sfidën kundër Montpellier të dielën. Payet u ndëshkua me karton të kuq pas një debati të ashpër me arbitrin e sfidës.

Amaury Delerue, gjyqtari kryesor i sfidës Montpellier-Marseille, shkroi në proces-verbalin e tij se Payet e kishte ofenduar plot tre herë, duke mos i dhënë asnjë mundësi tjetër veçse t’i tregojë kartonin e kuq. Federata Franceze ka marrë sot vendimin që Payet të ndëshkohet me katër ndeshje jashtë fushave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!