“Kishim frikë se do na merrte klientelën”, pronarët vrasin berberin 19-vjeçar

schedule15:20 - 1 Gusht, 2023

schedule 15:20 - 1 Gusht, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Genova, ku pronarët kanë vrarë berberin 19 vjeçar me origjinë egjiptiane Mahmoud Abdalla. Mediat italiane raportuan ditën e djeshme se trupi i të riut u gjet i fshehur brenda një valixheje, pasi më parë ishte masakruar me thikë dhe prerë në copa.

Trupi i gjymtuar i viktimës u gjet i hedhur në rrjedhën e lumit Entella dhe për ngjarjen janë arrestuar dy kolegët e tij, Abdelëahab Ahmed Gamal Kamel, 27 vjeç, dhe Mohamed Ali Abdelghani Ali.

Dy bashkëkombësit i kanë marrë jetën 19-vjeçarit vetëm sepse ai kishte vendosur të linte punë si berber në biznesin e tyre, ku nuk fitonte mjaftueshëm para sa të ndihmonte prindërit e tij që kishin mbetur në Egjipt.

Policia italiane pasi gjeti trupin e pajetë të të riut, që doli në bregun e lumit, iu deshën shtatë orë marrje në pyetje për të mësuar arsyen e vrasjes së Mahmoud Abdalla.

Dy vrasësit ishin pronarët e të riut në dyqanin “Aly Berber Shop”.  Ata u përpoqën t’ia hidhnin njëri-tjetrit fajin për vrasjen e të riut, por diçka për të cilën bien dakord është motivi pse ndodhi krimi, dhe kjo është “frika se, duke lënë punën, do të merrte edhe klientelën”.

19-vjeçari, i cili prej disa muajsh jetonte në dhomën e pasme të dyqanit me punonjës të tjerë, kishte vendosur të largohej. Ai kishte gjetur punë më të mirë dhe nuk donte të humbiste atë mundësi që jo vetëm do t’i lejonte të kishte një rrogë më të lartë, por që edhe të kishte sukses në mesin e shumë berberëve egjiptianë që punojnë në qytetin italian.

Por pronarët e tij pasi kishin parë interesin e shtuar të klientëve në sallonin e tyre për berberin e ri, tentuan fillimisht të kërcënonin pronarin e berberhanes konkurrente ku i riu do të punonte, dhe ku presioni ndaj tij nuk funksionoi vendosën t’i merrnin jetën të riut.

Ata i kërkuan të riut që të bashkohej me ta në dhomën e pasme të dyqanit dhe pas një debati, morën një thikë duke e goditur në zemër, mëlçi dhe stomak.

Pasi i riu ndërroi jetë, e futën trupin në një valixhe dhe e transportuan me taksi në Chiavari, ku e copëtuan trupin në plazh, jo shumë larg grykës së lumit, duke i prerë fillimisht kokën e më pas duart dhe duke i hedhur eshtrat në det.

Shoferi i taksisë iu tregoi karabinierëve për udhëtimin duke thënë: “Ata kishin dy valixhe të rënda, u kërkova t’i ngrinin”.

Dy egjiptianët janë kapur edhe nga kamerat e sigurisë në rrugët e Xhenovas, pak pas orës 3 të mëngjesit të së hënës së 24 korrikut duke i mbajtur çantat me vështirësi mbi supe në përpjekje për të arritur në plazhin e Chiavarit.

/abcnews.al