Taulant Xhaka nuk njihet për golat e shënuar apo për asistet e dhëna, por si një mesfushor luftarak, që fiton topin dhe e pason menjëherë. Megjithatë, mesfushori i Shqipërisë ka dhuruar një asist perfekt në takimin mes Basel dhe Zurich.
Xhaka merr një pasim shumë larg zonës kundërshtare, por jep një pasim perfekt rreth 30 metra, duke i dhënë mundësinë Arthur Mendonca të shënojë me kokë. Vetëm 9 minuta i duheshin Baselit për të kaluar në avantazh, me meritë absolute të mesfushorit kuqezi./abcnews.al