Pas përfundimit të kontratës, me “gjigandët” francez të Paris Saint-Germain, “legjenda” e mbrojtjes spanjolle, Sergio Ramos, tashmë 37-vjeç, është në kërkim të një “aventure” të re në prag të largimit të tij nga futbollit profesionit.
Aludime të shumta e lidhnin ish-“shtyllën” e mbrojtjes së Real Madrid e Sevilla, me një kalim te rivalët e Inter Miami, Los Angeles FC, mirëpo këtë të martë një mundësi e re duket të ketë dal në pah për spanjollin.
Bëhet fjalë për kampionët turq të Galatasaray, të cilët duket se janë të vendosur të bëjnë një merkato “ëndrrash” këtë verë, pas transferimeve të “yjeve” të futbollit, si Angelino, Mauro Icardi e Wilfried Zaha.
Bordi i Galatasaray e sheh Ramos, si zëvendësuesin e danezit, Victor Nelsson, i cili është pranë largimit nga klubi dhe për këtë aryse “luanët” e Stambollit janë duke u interesuar për shërbimet e 37-vjeçarit spanjoll e sipas mediave turke, klubi dhe “legjenda” e Real Madrid kanë arritur dhe akordin mes tyre, teksa pritet që çdo gjë të zyrtarizohet shumë shpejt. /i.m /abcnews.al