Interi dështoi gjatë merkatos së verës për të siguruar firmën e Sergey Milinkovic-Savic. Zikaltërit u përpoqën gjatë gjithë verës për t’i dhënë Antonio Contes një goditje të fundit të madhe në mesfushë, pas Sensit dhe Barella.
Lamtumirat e Joao Mario dhe Icardit ishin të nevojshme për të arritur një akord financiar me presidentin e Lacios, Lotito, por oferta zikaltër (huazim me opsion blerje), nuk u pranua nga drejtuesit lacialë.
Marotta është një admirues i madh i Milinkoviç-Saviç dhe mësohet se do të përpiqet përsëri në merkaton e janarit. Edhe kontrata për Saviç është gati: Pesë sezone me një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon./abcnews.al