Martin Nikolla, punonjësi i gardës, i cili u përfshi në një konflikt për motive pronësie këtë të dielë në Hamallaj të Durrësit, u arrestua në flagrancë. Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Ndërkohë, në një lidhje me Skype, gazetari Leonidha Musai ka zbuluar se në dëshminë e tij, Martin Nikolla ka deklaruar se nuk ka dashur që të qëlloj mbi anëtarët e familjes Kaçi, por ka qëlluar më shumë për t’i trembur. Gardisti ka kërkuar falje ndaj kolegëve të tij, duke theksuar ka qene i detyruar ta përdorte armën e shërbimit, pasi familja Kaçi ishte në një numër shumë të madh anëtarësh të cilët po vinin për t’u konflikuar.
“Në dëshminë e tij, gardisti ka deklaruar se nuk ka dashur që të qëlloj mbi anëtarët e familjes Kaçi, por ka qëlluar më shumë për t’i trembur. Pasi sipas tij, kanë qene një numër shumë i madh i familjes Kaçi, të cilët po vinin për të bërë sherr me familjarët e tij. Edhe për këtë arsye tha kam qëlluar në ajër, jo për ndonjë qëllim tjetër apo për t’i dëmtuar ata.
Megjithatë, ai është larguar nga vendi i ngjarjes për t’u kapur nga policia disa orë më pas.
Ai ka kërkuar ndjesë te kolegët e tij të policisë, ku ndër të tjera ka pranuar se ka qene i detyruar ta përdorte armën e shërbimit, pasi familja Kaçi ishte në një numër shumë të madh anëtarësh të cilët po vinin për t’u konfliktuar”, u shpreh Musai.