Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Hong Kong ku 30 vjeçari francez ka humbur jetën, pasi ka rënë 219 metra nga maja e një rrokaqiell 68-katësh teksa po përpiqej të pozonte për një foto.
Mediat e huaja shkruajnë se Remi Lucidi, 30 vjeç, ishte i njohur për marifetet e tij në Instagram, dhe për pozot e ndryshme që ai bënte nga lartësi dhe nga vende të rrezikshme.
I njohur si ‘Remi Enigma’ në mediat sociale, ai kishte një histori të ngjitjes së strukturave të larta në mbarë botën, nga ndërtesat, te vinçat, urat, shtyllat dhe transmetuesit. Ditën e aksidentit, ai i tha sigurimit se po vizitonte një mik në katin e 40-të për të hyrë në çatinë e kullës.
View this post on Instagram
Lucidi kishte arritur në katin e 68-të të Kullës Tregunter në lagjen luksoze Mid-Levels të Hong Kongut përpara rënies së tij fatale. Një shërbëtore e pa atë duke trokitur në dritaret e apartamentit për t’u kthyer brenda ndërtesës, por ai ra në boshllëk përpara se të vinte ndihma.
View this post on Instagram
Nga fotot e publikuara në rrjetet sociale duket se aventurieri francez ishte kapur pas hekurave të ndërtesave të larta dhe me shumë gjasa po përpiqej të bënte të njëjtën gjë kur u rrëzua. Policia gjeti kamerën e tij sportive, e cila përmbante video të sporteve të tij ekstreme, sipas South China Morning Post.
Në Instagram, ai ngarkoi foto dhe video të aventurave të tij në ngjitje, duke kënaqur më shumë se 3000 ndjekësit e tij. Në postimet e fundit ai ka pozuar në krye të ndërtesave të larta në vende të botës, nga Dubai dhe Bullgaria në Francë./abcnews.al