Autoritetet ukrainase kanë nisur një hetim për vdekjen e një civili dhe plagosjen e pesë të tjerëve të dielën në rajonin lindor të Donetskut si rezultat i bombardimeve ruse mbi infrastrukturën civile, tha në një deklaratë Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.
“Një hetim paraprak në procedurë penale për shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës” po kryhet nën mbikëqyrjen e prokurorëve rajonalë, thuhet në deklaratë, shkruan CNN.
Sipas hetimit, trupat ruse hapën zjarr ndaj zonave civile në Kostiantynivka dhe një fshat aty pranë Predtechyno. Një banor vendas vdiq si pasojë e granatimeve dhe pesë të tjerë pësuan plagë nga shpërthimi i minës, me një djalë 13-vjeçar mes të plagosurve.
Kostiantynivka ështënë perëndim të Bakhmut dhe në veri të qytetit të Donetsk.
Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, të paktën 12 ndërtesa banimi dhe një tubacion gazi u dëmtuan nga sulmet./abcnews.al