Një person ka humbur jetën mbrëmjen e kësaj të shtune si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Kukës.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Kukës-Uzinë, ku shtetasi B. H, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar drejtuesin e një motomjeti, ku si pasojë ky i fundit ka humbur jetën në spital nga plagët e marra.
Ndër të tjera thuhet se ka qenë vetë drejtuesi i makinës që e ka dërguar në spital viktimën, dhe më pas është larguar menjëherë duke e braktisur automjetin.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për kapjen e autorit. /abcnews.al