Një video virale që po qarkullon në rrjet të jep idenë e Mario Balotellit duke tymosur një cigare përpara ndeshjes Brescia-Juventus. Kritikat kundrejt sulmuesit italian kapën kulmin dhe të gjithë ishin të bindur që ai po tymoste.
Diçka e tillë i ka shqetësuar të gjithë dhe një zë afër Super Marios zbulon të vërtetën e videos. Balotelli ka puthur një kryq në kujtim të babait të tij, i cili është ndarë nga jeta.
“Transferimi te Brescia ishte ëndrra e madhe e babait tim”, u shpreh 29-vjeçari ditën e prezantimit tek ekipi i ri. Sulmuesi debutoi dje kundër Juventusit në qytetin e tij, përpara njerëzve të tij.
Para zbritjes në fushë ai ka dashur të kujtojë babanë e tij dhe ka puthur kryqin, gjest që u cilësua si pirje cigare nga pamjet amatore të videos që po qarkullon në internet. /abcnews.al