Dritan Mehmeti nuk do të jetë më trajner i Dinamos. Tekniku i njohur i ka dhënë fund aventurës me kryeqytetasit dhe siç bëhet me dije nga shtypi i shkruar, atij i është ofruar një tjetër pozicion në krye të “Nëndetëses Blu”, por nuk e ka pranuar.
Kështu,palët kanë vendosur të ndajnë rrugët e tyre duke i lënë në këtë mënyrë hapësirë, projektit për “Dinamo City”. Kjo ka qenë një lëvizje deri diku e pritshme dhe e paralajmëruar prej ditësh nga mediat.
Tashmë mbetet të shihet se kush do të jetë trajneri i ri i dinamovitëve, teksa të gjithë zërat të çojnë te Luigi Di Biaggio. Ish lojtari i njohur italian është parë në Shqipëri duke ndjekur një ndeshje miqësore në stadiumin “Elbasan Arena”./ h.ll/abcnews.al