Giampaolo: Nuk mendoj për shkarkimin, ja ku duhet të përmirësohemi

schedule15:13 - 25 Shtator, 2019

schedule 15:13 - 25 Shtator, 2019

Milani udhëton nesër në mbrëmje drejt Torinos dhe tre pikët janë alternativa e vetme për kuqezinjtë. Përballja është shumë e fortë, por djemtë e Marco Giampaolos duhet të reagojnë pas paraqitjes së shëmtuar në derbi.

Të gjithë në kampin milanist kanë nevojë për një rezultat pozitiv; për renditjen e ekipit dhe moralin e grupit të lojtarëve. Giampaolo analizon derbin e humbur, situatën e ekipit dhe tregon mënyrën se si Milani do të rikthehet te paraqitjet dhe rezultatet pozitive.

SITUATA – “Ka zhgënjim pas derbit. Jemi të detyruar të rinisemi dhe të rregullojmë gjërat. Skuadra ka punuar mirë dhe duhet të reagojmë me kokën lart. Unë jam i qartë për gjërat që duhet të përmirësojmë. Askush prej nesh nuk është i lumtur këto momente. Po punojmë që të jemi më të fortë dhe bindës. Djemtë janë treguar të gatshëm dhe kemi punuar në gjetjen e zgjidhjeve të reja.”

TORINO – “Ata janë një ekip i ndërlikuar, shumë i fortë fizikisht dhe kanë lojtarë individualë të mirë.”

PËRMIRËSIMI – “Duhet të përmirësojmë mbajtjen e topit dhe duhet të gabojmë sa më pak në pasimin e topit. Duhet të përmirësojmë shumë gjëra dhe po punojmë fort.“

VENDI I KATËRT – “Ekipi duhet të punojë shumë për të mbërritur në atë pozicion. Unë kam shumë besim te skuadra, por nuk mund të përgjigjem në këto momente nëse jemi për vend të katërt.”

PIATEK – “Nuk ka asnjë çështje Piatek. Të gjithë duhet të përmirësohemi në fazën ofensive. Është puna ime që t’i ndihmoj lojtarët e sulmit që të jenë efektivë.”

DREJTUESIT – “Ata janë gjithmonë të pranishëm. Bisedojmë shpesh dhe shprehim mendimet dhe idetë tona.”

GIAMPAOLO – “Një ndër gjërat e para që thashë kur erdha këtu ishte: koha është aleati im më i mirë dhe armiku im i parë. Jam i bindur që do të përmirësohemi me kalimin e kohës, por e di që rezultatet janë thelbësore për një klub si Milani. Nuk mendoj për pozicionin tim, mendoj vetëm që të punoj dhe të bëj mirë punën time.”

SUSO – “E nisi derbin në pozicionin pas dy sulmuesve dhe më pas u kthye në krahun e majtë pas 15-20 minutash. Luajtëm me tre sulmues. Mua nuk është se nuk më pëlqen Suso si numër 10, por duhet gjetur harmonia me lojtarët e tjerë të sulmit.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!