Ambasadori italian: Të hapen negociatat për Shqipërinë

schedule14:59 - 25 Shtator, 2019

schedule 14:59 - 25 Shtator, 2019

Ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillio ka deklaruar nga Gjirokastra se zgjidhja e krizës politike është një objektiv kryesor për një vend që kërkon të aderojë në Bashkimin Europian. Cutillio u shpreh se Shqipëria i ka përmbushur disa kushte dhe negociatat duhen hapur sa më parë.

“Përfitoj nga ky rast që të ftoj të gjitha partitë politike që të ulen në tavolinë të zgjidhin ato probleme të përbashkëta që kanë duke filluar nga reforma zgjedhore. Për sa i përket hapjes së negociatave Shqipëria i ka përmbushur kushtet prej disa kohësh tashmë dhe nuk e kuptoj pse u vendosën këto kushte.

Ne mendojmë se negociatat duhet të hapen sa më parë. Dua gjithashtu të them që hapja e negociatave nuk do të thotë që je pjesë e BE-së, por thjesht hap një shteg që Shqipëria duhet të ndjekë. E përgëzoj Shqipërinë që mori këtë hap drejt këtij shtegu. Është një shteg që kërkon shumë angazhim dhe kërkon që palët politike të jenë bashkë drejt një misioni të përbashkët”, tha Cutillio./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!