“Jemi të shqetësuar me heqjen e licencës së Klan Kosovës”, reagon QUINT-i dhe BE-ja

schedule22:12 - 28 Korrik, 2023

schedule 22:12 - 28 Korrik, 2023

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në Kosovë, kanë shprehur shqetësim në lidhje vendimin e sotëm të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për ta konfirmuar pezullimin e licencës së biznesit të televizionit Klan Kosova.

Në deklaratë thuhet se heqja e licencës së çdo medie, është hap i rëndësishëm që kërkon rishikim rigoroz dhe se liria e shprehjes dhe informimi janë tipare thelbësore të shoqërive demokratike.

“Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe Bashkimi Evropian në Kosovë shprehin shqetësimin e tyre të thellë për vendimin e sotëm të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që konfirmon pezullimin e licencës së biznesit të Klan Kosovës.

Ne jemi veçanërisht të shqetësuar se heqja e licencës së biznesit të Klan Kosovës është një vendim joproporcional që do të ketë pasoja në pluralitetin mediatik në Kosovë. Revokimi i licencës së çdo media është një hap i rëndësishëm që kërkon shqyrtim rigoroz. Liria e shprehjes dhe e informimit janë tipare thelbësore të shoqërive demokratike. Presim një proces të drejtë dhe transparent ligjor për zgjidhjen e situatës”, thuhet në deklaratë.