Tentoi të trafikonte fëmijë shqiptarë drejt Britanisë, burg për 44-vjeçarin anglez

schedule19:59 - 28 Korrik, 2023

schedule 19:59 - 28 Korrik, 2023

Një 44-vjeçar britanik është dënuar një ditë më parë nga gjykata, me akuzën e trafikimit të fëmijëve.

Sipas mediave angleze, 44-vjeçari Trevor Saker, tentoi të trafikonte fëmjë të moshës 1 deri në 6 vjeç duke i fshehur ata në furgonin e tij.

44-vjeçari u pohoi oficerëve në kufi se po udhëtonte për nga Franca në Britani pasi kishte marrë këpucë për biznesin e ri të gruas.

I pandehuri, i cili tani banon në Spanjë, po drejtonte një furgon kur u ndalua nga oficerët e Forcave Kufitare në Zonën e Kontrollit të Britanisë në Coquelles, Francë në korrik 2018. Oficerët gjetën 14 migrantë të paligjshëm në pjesën e pasme të furgonit, të fshehur pas kutive të kartonit.

Emigrantët u identifikuan si shtetas irakianë dhe shqiptarë. Midis grupit ishin 4 fëmijë të moshës 1 deri në 6 vjeç. I pandehuri u shpall fajtor për asistim në emigracionin e paligjshëm pas një hetimi të plotë dhe gjykimit të mëvonshëm.