Dita e Ashures mblodhi në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane në Tiranë qindra besimtarë.
Një ceremoni e posaçme u zhvillua në përkujtim të ngjarjes së Qerbelasë ku Imam Hyseni dhe 72 dëshmorë u sakrifikuan për mbrojtjen e idealeve të jetës.
Kryegjyshi botëror bektashian ndau mesazhe paqe dhe bashkimi.
Besimtarët bektashianë kujtojnë ngjarjen e rëndësishme në kalendarin e tyre me ëmbëlsirën e ashures që sipas besimit islam simbolizon begatinë dhe unitetin./abcnews.al