Kryegjyshi Botëror i Bektashive, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, tha se, “bektashizmi është një faktori i ri për harmoninë mes komuniteteve tona por edhe mes komuniteteve të tjera në botë”.
Gjatë fjalës së tij në ceremoninë përkujtimore të 95- vjetorit të njohjes së Kryegjyshatës Bektashiane në Shqipëri, që u zhvillua sot në Tiranë, Baba Mondi tha se, “kjo është një nga ngjarjet më të rëndësishme, të reformës së kulteve të nisur në Shqipëri nga qeveria mbretërore në 1929, vit ku në Shqipëri u kryen tre kongrese fetare, ai Ortodoks; ai Musliman dhe ai i Bektashinjve”.
“Një reformë e tillë për vendosjen e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë, nuk ishte rastësi. Shoqëria shqiptare e njeh mirë bektashizmin rrugën e besimit bektashian me virtyte dhe vlera për njerëzimin”, tha ai.
Ne përkujtojmë këtë përvjetor, vijoi ai, me dy shenja të mbara të nisjes së këtij viti, nga njëra ana takimi ynë historik me Papa Françeskun, nga ana tjetër fillimin e detyrës së Trump, i cili vendosi fokusin te paqja.
Baba Mondi tha se, “për komunitetin tonë mesazhe të tilla i konsiderojmë mesazhe të shenjta të dërgimit nga zoti dhe shpresojmë një vit i filluar me këto shenja të jetë vit i përmbushjes së domosdoshmërisë për stabilizimin e Statutit juridik të Urdhrit Bektashian. Stabilizimi i mundshëm i një Urdhri Bektashian, do kujtohej prej nesh jo vetëm si dëshmi, por edhe faktori i ri për harmoninë mes komunitetin tonë dhe komuniteteve të tjera në botë”.
Pjese nga fjala:
Të nderuar miq të dashur vëllezër, ne përkujtojmë këtë përvjetor në dy shenja të mbara të fillimit të vitit, Nga njëra anë takimi ynë historik me shenjtërinë e tij Papa Françesku në një Kuvend vëllazëror që pati për kryefjalë paqen dhe harmoninë mes besimeve. Për komunitetin tonë bektashian kryefjalë të tilla i konsiderojmë mesazhe të shenjta të dërguara nga Zoti.
Ne shpresojmë që një vit me këto shenja të jetë edhe vit i përmbushjes, plotësimit të një domosdoshmërie të hershme të komunitetit tonë, stabilizimit të një statuti juridik ndërkombëtar rë Urdhrit Bektashi në Kryegjyshatën Botërore
Ne shprehim mirënjohjen tonë qeverisë shqiptarë dhe veçanërisht kreut të saj, Zotit Edi Rama, që është treguar i vëmendshëm i ndjeshëm ndaj kësaj domosdoje, duke afruar mundësinë për një zgjidhje sa më të përshtatshme të statutit në fjalë.
Stabilizimi i mundshëm i një statuti juridik ndërkombëtar të urdhrit bektashi dhe Kryegjyshatës botërore të tij do ti kujtohej prej nesh jo vetëm si dëshmi me shumë mirëkuptim nga ana e shtetit shqiptar ndaj komunitetit tonë por edhe si një faktor i ri për forcimin e mirëkuptimit dhe harmonisë mes komunitetit tonë dhe komuniteteve të tjera fetare në Shqipëri dhe në botë.
Madje përforcimi dhe mirëkuptimi edhe për një tjetër komunitet që ndodh ta harrojmë, atë të jobesimtarëve që e respektojmë, ashtu si kundër presim prej tij respektin e ndërsjellët. Zoti na bekoftë të gjithëve.