Kosovë, dështon seanca e fundit/ opozita: Kurti ka frikë nga skandali i audio-përgjimeve

schedule15:27 - 28 Korrik, 2023

schedule 15:27 - 28 Korrik, 2023

Kuvendi i Kosovës do të duhej të mbante këtë të premte seancën e fundit të këtij sesioni parlamentar për t’u rikthyer sërish në shtator, por dicka e tillë nuk ndodhi pasi nuk pati kuorum.

Opozita akuzoi qeverinë e Albin Kurtit donin të anulonin séance e sotme për t’iu shmangur skandalit Zdravo, skandal ky i cili lidhet me komunikimet që Shefja e Grupit Parlamenar në Lëvizjen Vetëvendosje  Mimoza Kusari Lila ka pasur me deputet të Listës Serbe si dhe Persona të sanskionuar nga BAshkimi Europian .

Shefi I Grupit Parlamentar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri bëri thirrje për mbajtje të mocionit të mosbesimit në Shtator ndërsa tha se po shkojnë drejt pushimeve të verës të Brengosur për gjendjen e vendit.

“Po shkojmë në pushim jo për të pushuar, por po shkojmë me të vërtetë në pushim të brengosur ku është sot Kosova, sot Kosova është e sanksionuar prej miqve tanë sot Kosova është me masa të rrepta në rrugën e saj për integrim euro-atlantik dhe sot Kosova është pa shpresë, dhe sot Kosova është me një qeveri që ditë për ditë ka afera politike, ka afera ligjore, ka afera kushtetuese dhe mbi të gjitha ka afera korruptive e skandale. Ballafaqimi me të vërtetën gjithmonë dhembë. ”

Abelard Tahiri, shef i grupit Parlamentar ne Partine Demokratike te Kosoves deklaroi se shtatori do të sjellë perpjekjet maksimalele të Opozitës për të bërë të mundur që vendi të shkoje drejt zgjedhjeve të reja.

“Ne jemi të angazhuar maksimalisht që ata numra të sigurohen, jemi të angazhuar maksimalisht që ky Kuvend të shpërbëhet ju e shihni edhe vetë se çfarë logjike ka që të funksionoj një Kuvend i tillë pse duhet me u shpenzua taksat e qytetarëve me njerëz kaq të pandërgjegjshëm që na udhëheqin. Këta janë njerëz ashtu siç po duan ta ngulfat fjalën e lirë duke kufizuar veprimin e medieve edhe në Kuvendin e Kosovës që nuk do ta lejojmë dhe ne jemi ata që do të bëjmë përpjekje të sigurojmë numrat të mjaftueshëm që vendi të shkoj në zgjedhje.”

Ndërsa Arben Gashi, shef i grupit Parlamentar ne LDK deklaroi se për rrëzimin e qeverisë Kurti do të duhet edhe mbështetje e deputetëve të levizjes Vetëvendosje.

“Do të shohim a do të ketë brum edhe brenda LVV-së në vjeshtë që do të dalin dhe do të votojnë një mocion për me rrëzu qeverinë. Përndryshe është e pamundur, duhet me pas njerëz edhe nga brenda LVV-së që do të rrëzojnë qeverinë”

Në ndryshim nga opozita Albin Kurti duket se vijon të jetë i pashqetësuar mbi situatën në të cilën ndodhet vendi. Pasi seanca e Kuvendit nuk u mbajt, Kurti shfytëzoi kohën e tij për t’u ulur në kafe me deputetë të gruptit të tij parlamentar.