Gjykata e Tiranës ka vendosur të sekuestrojë pasuri të paluajtshme në vlerën e 10 milionë euro. Mbi bazën e hetimeve dyshohet se këto janë përftuar nga veprimtari kriminale dhe burimin I tyre është tërësisht I paligjshëm.
Në listën e sekuestrimeve janë 11 garazhe, 18 apartamente, 1 truall, 2 njësi, 1 vilë, licencë për transport udhëtarësh, 3 shoqëri aksionere, 1 kazino dhe 9 automjete.
Këto pasuri janë të biznesmenit Paulin Gjergji Marku, që u vra tre vjet më parë. Gjergjit iu bë atentat përpara një hoteli në Laç, ndërsa humbi jetën në Spitalin e Traumës.