Testi mes Milanit dhe Juves shpërblen bardhezinjtë me penallti të cilët në “Al Dignity Health Sport Park”, mundën kuqezinjtë 6-5 me penallti, në një ndeshje që përfundoi 2-2 në 90 minutësh.
Një miqësore që pa në fillim Milanin të kalonte dy herë në avantazh me Thiaw dhe Giroud, por Juventus arriti më pas të barazonte me golat e Danilo dhe Ruganit.
Fillimi ishte i mirë për Milanin, ku pas disa tentativash, goli erdhi nga një krosim i Theo Hernandez në drejtim të Malick Thiaw. Pas këtij goli, Juventus filloi të reagonte dhe gjeti golin e barazimit me Danilo. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-1 për Milanin, ku Giroud ishte autori i golit të avantazhit.
Pjesa e dytë pa direktë Juven në aksion, ku edhe goli i barazimit erdhi nga Rugani në minutën e 48 të lojës. 90 minutat përfunduan në rezultatin 2-2 dhe kështu ndeshja shkoi në penallti, me Juventus që arriti të fitonte 6-5 nga goditjet prej pikës së bardhë./h.ll/abcnews.al