Milani i ka dhuruar kontratën e parë si profesionist 16-vjeçarit Henoc N’gbosso Sulmuesi është një produkt i moshave të kuqezinjve, ndërsa në korrik bëri kalimin në ekipin U17 të Milanit.
N’gbosso cilësohet si një lojtar tepër premtues dhe Paolo Maldini i ka dhuruar një kontratë adoleshentit. Ky i fundit është pjesë e kombëtares U17 të Italisë, ekip me të cilin numëron dy ndeshje të zhvilluara deri tani.
Lajmi është bërë publik nga agjencia GR, ndërsa lojtari shfaqet i emocionuar për firmosjen e kontratës së parë si profesionist. “Ndihem shumë i nderuar dhe i lumtur që firmosa kontratën e parë si profesionist me këtë klub. Do të jap më të mirën time për të shpërblyer besimin e drejtuesve”, ishin fjalët e para të Henoc N’gbosso. /abcnews.al