Dëmtimi i kushtoi shumë, David Silva i jep fund futbollit

schedule15:55 - 27 Korrik, 2023

schedule 15:55 - 27 Korrik, 2023

David Silva është largaur zyrtarisht nga futbolli i luajtur.

Mesfushori spanjoll ka konfirmuar tërheqjen e tij pasi pësoi një dëmtim të rëndë në gju. 37-vjeçari kaloi një dekadë me City pasi u bashkua nga Valencia në vitin 2010. Ai luajti më shumë se 400 herë për klubin e “qytetarve”, duke fituar katër tituj të Premier League.

Silva iu bashkua Real Sociedad pas largimit nga City në vitin 2020 dhe ishte gati të niste një sezon të katërt me klubin spanjoll. Në një seancë stërvitore me klubin, ai pësoi një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar të përparmë dhe kështu, nuk mund të vazhdonte më.

Në 869 ndeshje në total si lojtar profesionist, David Silva ka shënuar 156 gola, ka asistuar 226 herë dhe ka fituar 20 trofe./h.ll/abcnews.al