Mbyllet 1 orë kufiri me Shqipërinë, shkak protesta maqedonase

schedule10:31 - 21 Dhjetor, 2017

schedule 10:31 - 21 Dhjetor, 2017

Për një orë gjatë ditës së sotme, kufiri me Maqedoninë do të jetë i mbyllur.

Dogana nuk do të funksionojë për hyrje daljet midis Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Njoftimin e bëri Drejtoria Vendore e Kufirit e Migracionit Korçë.

Sipas këtij njoftimi, në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, do të ndërpritet puna në hyrje dhe në dalje, nga ora 17.00 deri në orën 18.00, për shkak të një proteste të opozitës maqedonase./abcnews.al