Vajza e zhdukur hyn në komisariat dhe identifikohet pas 4 vitesh

schedule13:44 - 27 Korrik, 2023

schedule 13:44 - 27 Korrik, 2023

Pas katër vitesh humbje është gjetur në Arizona adoleshentja. Mediat e huaja shkruajnë se ajo kishte humbur në moshën 14 vjeçare dhe vetëm disa vite më pas ajo kishte shkuar në një komisariat policie ku dhe ishte identifikuar.

Alicia Navarro u zhduk nga shtëpia e saj në Glendale, Arizona në shtator 2019 pasi u shkroi një shënim prindërve të saj duke thënë se ajo po ikte, por do të kthehej. Pas një kërkimi katërvjeçar, Navarro, tani 18 vjeç, hyri në një stacion policie në një qytet të vogël në Montana 40 milje nga kufiri kanadez dhe rreth 2,000 milje larg nga shtëpia e saj dhe u identifikua tek oficerët.

Policia e Glendale konfirmoi identitetin e saj  dhe tha se ajo dukej se ishte “në gjendje të mirë shëndetësore dhe të lumtur”.

Jose Santiago, menaxher i komunikimit të sigurisë publike në Glendale, tha se adoleshentja e zhdukur dëshironte t’u bënte të ditur prindërve të saj se ajo ishte mirë. Ribashkimi me nënën e saj u përshkrua si “emocionalisht dërrmuese” nga rreshteri Scott Waite./abcnews.al