Një i moshuar është dhunuar nga një grabitës që i hyri në shtëpi.
Ngjarja ka ndodhur në Finiq të Delvines në orët e para të mëngjesit. Sipas dëshmisë së 72 vjeçarit Kosta Shapo, një person i maskuar i ka hyrë në shtëpi në 3 të mëngjesit.
Shapo jeton vetëm dhe është invalid me një këmbë. Grabitësi i ka bërë fillimisht presion dhe më pas e ka goditur në fytyrë e stomak.
Më pas ka arritur t’i marrë 15 mijë lekë të reja dhe është larguar.
Në vendngjarje shkoi policia dhe i dhunuari është dërguar në spitalin e Delvinës./abcnews.al