Një 31 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi akuzohet se ka qëlluar më armë zjarri në ajër duke shkaktuar panik tek banorët.
Policia ka bërë menjëherë identifikimin dhe kapjen e të riut, i cili u denoncua nga banoirët e lagjes “Skëndërbeg” për të shtëna me armë zjarri.
Ndërkohë gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al