Pas dy sezonesh te “shqiponjat” e Lazio, anësori spanjoll i krahut të djathtë të sulmit, Pedro ka rinovuar kontratën e tij me romakët deri në vitin 2024, me opsion rinovimi për një tjetër vit, në rast se dëshiron ta mbyllë karrierën e tij te “shqiponjat” kryeqytetase.
E mesa duket kjo është dëshira e spanjollit, tashmë 30-vjeçar. Për mediat e klubit pas firmosjes së kontratës së re, ish-anësori i Barcelona, Chelsea e Roma fillimisht ka falenderuar Presidentin Lotito për rinovimin e më pas është shprehur se ekziston mundësia për ta mbyllur karrierën e tij te Lazio.
“Dua të falënderoj presidentin Lotito, por edhe trajnerin Sarri. Këtu ndihem si në shtëpi, Lazio tani është familja ime. Jam shumë i lumtur që këtë sezon do të luajmë edhe në Champions League.
A do ta mbyll karrierën këtu? Pse jo. Këtu ndihem shumë mirë, Italia më ka mirëpritur dhe jam shumë i lumtur, me shokët e skuadrës dhe po ashtu edhe me tifozët. Për mua do të ishte kënaqësi që ta mbyllja karrierën këtu”,- u shpreh anësori spanjoll pas rinovimit.
Njoftimi i klubit:
? Ancora insieme @_Pedro17_ ! ? ? pic.twitter.com/SjFzlqZZZ7
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) July 25, 2023