Shtëpia e Bardhë do të dërgojë për ritrajnim një nga qentë e të çiftit presidencial, sepse ka rezultuar se kafshon dhe rrezikon stafin.
Presidenti Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill u vendosën në Shtëpinë e Bardhë me dy qentë e tyre, Chub dhe Major. Pas vdekjes së chub, çifti presidencial u bë edhe më i afërt me Major.
Madje u publikua një video në të cilën presidenti amerikan luante me Major ose e shëtiste brenda rezidencës presidenciale, duke i thënë “eja shok”.
Por “miku” i Bidenit kafshon, raporton shtypi amerikan, duke cituar edhe dokumente të Shërbimit Sekret.
Sipas tyre, Major është përfshirë në dhjetë incidente dhe në njërën prej të lënduarve i është dashur të shkojë në spital. Në një rast, Jill Biden “nuk mundi të kontrollonte” e qenin, i cili sulmoi një agjent të Shërbimit Sekret.
Drejtori i komunikimit i zonjës së parë i tha CNN se Shtëpia e Bardhë është një “vend unik” që ” shpesh shkakton stres për kafshët shtëpiake “. Për këtë arsye, Major do të duhet të ritrajnohet, siç u bë me qenin tjetër presidencial.
Major u birësua nga një strehë qensh dhe është kafsha e parë e shpëtuar e një presidenti. Por Bidenët u detyruan ta kthenin atë për pak kohë në Delaware për klasa intensive të “sjelljes së mirë” pasi ai kafshoi të paktën një punonjës të Shtëpisë së Bardhë.