Ish-“ylli” i futbollit, protagonist në triumfin e dyfishtë të Nottingham Forest në finalet e njëpasnjëshme të sezoneve 1978-1979 e 1979-1980, të UEFA Champions Leauge, Trevor Francis është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare.
Përveç sukeseve me skuadrën e Nottingham, Trevor ishte gjithashtu lojtari i parë në historinë e futbollit anglez që u shit për 1 milionë paund, transfertë kjo e cila ndodhi në vitin 1978, kur kaloi nga skuadra e Birmingham drejt Nottingham Forest, aty ku përveç dy “veshëllapusheve” arriti të fitojë gjithashtu dhe një Superkupë Evrope.
Përveç Birmingham e Nottingham Forest, ish-“ylli” anglez ka luajtur gjithashtu për ekipe si Sampdoria, Manchester City, Atalanta e QPR. Ndërkaq, kujtojmë se “legjenda” angleze ka zhvilluar plot 783 përballje, ku ka arritur të shënojë plot 282 gola. /i.m /abcnews.al