Inter “ngec” në merkato, bordi “zikaltër” kërkon 3 përforcime

schedule18:36 - 24 Korrik, 2023

schedule 18:36 - 24 Korrik, 2023

Pavarësisht se arritën sezonin e tyre më të mirë, në këto 10 vitet e fundit, merkato e “zikaltërve” të Inter nuk është më e mira e mundshmë këtë merkato vere, me teknikun Inzaghi që kërkon nga bordi drejtues, një portier, një sulmues e një mbrojtës para fillimit të sezonit të ri.

Për portën, “zikaltërit” janë në pritje të përfundimeve të negociatave me “bavarezët” e Bayern Munich për Yann Sommer, i cili prej kohësh është në “lupën” e Inter, së bashku me talentin e portës ukrainase Anatoliy Trubin.

Në sulm “ëndrra” e madhe e Presidentit Zhang mbetet “bomberi” amerikan i “topçinjve” të Arsenal, Folarin Balogun, por çmimi i tij i lartë prej 40 milionë eurosh konsiderohet shumë nga Inter. Si objektiv në sulm mbetet dhe Alvaro Morata, i cili pavarësisht se preferohet nga tekniku Inzaghi, nuk bind drejtuesit për të investuar 21 milionë euro.

Në fund, por jo nga rëndësia është dhe mbrojtja, ku në fokusin e “zikaltërve” janë dy qendërmbrojtës së “bergamaskëve” të Atalanta, Merih Demiral, e Rafael Toloi, me bordin e Inter, që kanë nisur negociatat për të dy lojtarët dhe tanimë çdo gjë është në pritje. /i.m /abcnews.al