Bundestagu gjerman i rekomandon qeverisë federale hapjen e negociatave me kushte mes Shqipërisë dhe BE-së. Votimi u bë sonte në një seancë të veçantë të Bundetagut. Lajmin e dha kryeministri Rama i cili në një mesazh në rrjetet sociale ka falenderuar të gjithë deputetët, si dhe kancelaren Angela Merkel për mbështetjen e pakursyer. Kreu i qeverisë shprehet se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave dhe do të bindë të gjithë ata që votuan kundër.
“LAJM I MIRË!
Faleminderit të gjithë deputetët e CDU/CSU që më në fund VOTUAN PRO HAPJES SË NEGOCIATAVE?Ata qē votuan KUNDËR do t’i bindim në çdo hap me FAKTE se SHQIPËRIA E MERITON hapjen e negociatave?
FALEMINDERIT ANGELA për mbështetjen e pakursyer për SHQIPËRINË?????”-shkruan Rama./ abcnews.al
LAJM I MIRE!
Faleminderit të gjithë deputetët e CDU/CSU që më në fund VOTUAN PRO HAPJES SË NEGOCIATAVE?Ata qē votuan KUNDËR do t’i bindim në çdo hap me FAKTE se SHQIPËRIA E MERITON hapjen e negociatave?
FALEMINDERIT ANGELA për mbështetjen e pakursyer për SHQIPËRINË?????
— Edi Rama (@ediramaal) September 24, 2019


