“Të depolitizohet administrata zgjedhore”, Celibashi: Personat partiakë nuk sigurojnë integritet të procesit

schedule15:20 - 24 Korrik, 2023

schedule 15:20 - 24 Korrik, 2023

Pas zgjedhjeve në Rrogozhinë, KQZ ka arritur në konkluzionin se partitë politike dhe komisionerët e tyre, nuk mundet më të administrojnë një proces zgjedhor të rregullt. Komisioneri Ilirjan Celibashi thotë se ka ardhur koha, për ndryshim.

“Ndoshta nuk është koha apo edhe rasti, por duhet të sjell në vëmendje tani edhe sidomos pas zgjedhjeve të datës 23 korrik 2023 në Rrogozhinë, domodoshmërinë për ndryshimin e mënyrës së organizimit dhë të funksionimit të komisioneve zgjedhore të niveleve të dyta dhe të treta.” shprehet ai.

Celibashi thotë se komisionerët e propozuar nga partitë politike, cënojnë procesin për interesat e tyre.

“Administrimi i zgjedhjeve në këto nivele nga persona të caktuar vetëm nga partitë politike nuk siguron as integritet të procesit dhe as mirëadministrim teknik të tij. Shpresoj që partitë politike të vlerësojnë me realizëm dhe pa paragjykime këtë konsideratë të KQZ,” -vijon ai.

Ky apel i Celibashit, vjen teksa partitë u angazhuan që në muajit shtator të rinisin punën për reformën zgjedhore./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!