Urdhri i ministrit të Brendshëm/ Tabela në zona të rrezikshme, Balla: Jo më tragjedi si ajo e Gramshit

schedule13:40 - 24 Korrik, 2023

schedule 13:40 - 24 Korrik, 2023

Ministri i Brendshëm Taulant Balla bën apel që përgjegjësit për zjarrvëniet e qëllimshme të vihen para përgjegjësisë dhe ky është një apel që shkon përtej policisë dhe përfshin sipas tij edhe drejtësinë.

“Na rezulton që të paktën për rastin e Fierit dhe të Vlorës, zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, kjo do të thotë se policia duhet të bëjë detyrën sa I përket evidentimit të personave të përfshirë dhe ndalimin dhe nuk e fsheh edhe kërkesën publike drejtuar prokurorisë për dënime ekzemplare të gjithëkujt që tenton të përfshihet në këto zjarrvënie.”tha ai.

Balla zotohet të dërgojë së shpejti një urdhër në mbarë territorin për Bashkitë dhe drejtoritë e policisë, për të ediventuar dhe sinjalizuar me tabela cdo vend të rrezikshëm në territorin tonë.

Deklaratat Balla i bëri në Kukës, ku u prezantua prefekti i ri i qarkut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!