Dëmtim ligamenti në stërvitje, David Silva po mendon të tërhiqet nga futbolli

schedule12:09 - 24 Korrik, 2023

schedule 12:09 - 24 Korrik, 2023

David Silva pritet t’i japë fund karrierës me futbollin e luajtur. Mesfushori i Real Sociedad dëmtoi ligamentin në stërvitjen parasezonale dhe do të jetë jashtë fushës për një kohë të gjatë, teksa 37-vjeçari me sa duket ka vendosur që të “varë këpucët në gozhdë”.

Ai është produkt i të rinjve të Valencias, ku bëri 168 paraqitje, kontribuoi me 32 gola dhe 36 asistime dhe fitoi Kupën e Mbretit të Spanjës në 2008.

Në verën e vitit 2010 ai u transferua te Manchester City, ku u bë një legjendë e vërtetë e klubit./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!