Açka-Aleksi, dyshja që bën “sefte” pezullimin

schedule18:09 - 24 Shtator, 2019

schedule 18:09 - 24 Shtator, 2019

Vjet hyri në fuqi rregulli i ri, që një lojtar pezullohet me katër kartonë të verdhë. Ishte kërkesë e klubeve, që e shikonin të paarsyeshme që futbollistët të bënin pushim pas tre të verdhëve. Kur janë luajtur pesë javë kampionat, tashmë janë dy lojtarët e parë që provojnë pezullimin.

Donald Açka dhe Albani Aleksi, mesfushorët me tipare mbrojtëse të Luftëtarit dhe Teutës, nuk do të mund t’i ndihmojnë skuadrat e tyre këtë fundjavë. I pari nuk mund të luajë në sfidën që gjirokastritët do të zhvillojnë në shtëpi kundër Laçit.

Aleksi nga ana tjetër humb një ndeshje mjaft të rëndësishme të Teutës, kundër Kukësit. Mesfushori është nga ata që ndëshkohet shpesh me kartonë të verdhë. Rekordin e ka në sezonin 2017/18, kur mori 14 kartonë të verdhë në 32 ndeshje.

Një vit më parë mori 11, në 25 ndeshje. Numri do kishte qenë më i lartë, por Aleksi pati një dëmtim që e bëri të humbiste disa ndeshje, ndërkohë që në fund mori edhe një pezullim nga klubi. Me këtë ritëm që e ka nisur, me siguri do e thyejë rekordin e 14 kartonëve të verdhë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!