Transferim i papritur, Galatasaray siguron shërbimet e “yllit” të Premier League

schedule18:16 - 23 Korrik, 2023

schedule 18:16 - 23 Korrik, 2023

E papritur, por ndodhi. Anësori nga Bregu i Fildishtë, tepër i njohur për performancat e tij në Premier League, ku ishte pjesë e skuadrës së Crystal Palace, deri më 30 qershor të këtij viti, Ëilfried Zaha tashmë ka nisur një “aventurë” të re, ku ka habitur jo pak persona.

Anësori 30-vjeçar do të vazhdojë karrierën në Turqi e më konkretisht te kampionët e Galatasaray, me këta të fundit që kanë njoftuar ditën e sotme se ish-“ylli” i Premier League do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçarin me klubin.

Për Zaha kishte interesim nga Lazio e Roma, si dhe disa klube arabe, por ivoriani kishte vendosur të vazhdonte karrierën e tij në Turqi, ku pas dështimit të negociatave me Fenerbahce vendosi të kalonte te rivalët e tyre historik, Galatasaray. /i.m /abcnews.al