Zjarri dogji 25 hektare pyje, angazohen katër reparte zjarrfikëse në Peshtan të Fierit

schedule15:32 - 23 Korrik, 2023

schedule 15:32 - 23 Korrik, 2023

Zjarri që përfshiu për tre ditë me radhë një sipërfaqe prej rreth 25 ha tokë në zonën e Peshtanit në Fier pothuajse shkrumboi zonën e pyllëzuar me pisha, dushk dhe ullishtë. Repartet zjarrfikese te Fierit, Patosit, Rroskovecit dhe Alpetrolit jane ne terren per te bere te mundur dhe neutralizimin e vatres se fundit aktive per te evituar riaktivizimin e saj gjate oreve ne vijim me rritjen e temperaturave. Shefi i sherbimit zjarrfikes në bashkinë Fier Zija Hyka, ka apeluar qe per çdo situate qytetarët të telefonojne ne numrin 128.

Nenkryetari i bashkise Fier, Ylli Skenderaj që ka monitoruar situatën u shpreh se ka patur mbështetje nga ajri, por edhe bashkite fqinje teksa ka apeluar per te gjithe qytetaret qe te jene te kujdesshem ne keto dite te nxehta vere ne drejtim te djegies se mbeturinave dhe tokave bujqesore./abcnews.al