Visar Duriqi theksoi se opozita mund të përdorë votat e Listës Srpska për të rrëzuar qeverinë Kurti dhe për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Në një intervistë për emisionin “Ballkan Update”, analisti tha se opozita nuk do ta përdorë votën e Listës Srpska sepse humb zgjedhjet.
“Ka një problem serioz se nuk i ka votat për të shkuar në zgjedhje dhe në të njëjtën kohë ka votat që mund t’i përdorë për të shkuar në zgjedhje, ato të Listës Srpska por që opozita nëse i përdor këto vota, duhet që Kurti e materializon në fushatë zgjedhore.
Kështu që frika e tyre nga sondazhet i ka vërë që të bien pre e lojës së VV. VV ka nisur një valle ne të cilën politkbërjen e bazon në sondazhet dhe vullnetin e njerëzve në Facebook dhe partitë e tjera po ndjekin strategji dhe me këto matje, pa Listën Srprska s’munden ta rrëzojnë dhe me Listën Srpska munden ta rrëzojnë dhe po presin që të bjerë vetë Albin Kurti.”, theksoi Duriqi.
Më tej ai shtoi se skandali i përgjimeve me përfaqësues të Listës Serbe nuk e ka dëmtuar Vetëvendosjen por shtoi se kjo mund të ndodhë nëse partia ka bërë pazare me Milan Radoiçiç. Duriqi shtoi se VV nuk e ka më mbështetjen prej 51 përqind të votës së qytetarëve pasi njerëzit janë zhgënjyer./abcnews.al