Një 35 vjeçar shtetas sllovak është vënë në prnagat e policisë së Përmetit pasi po tentonte të kalonte me armë dhe me drogë.
Në kuadëqr të operacionit të koduar “Gate” është kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjeti që drejtohej nga 35 vjeçari, banues në Sllovaki.
Gjatë kontrollit në këtë automjet dhe kontrollit fizik ndaj drejtuesit, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, një mjet prerës thikë dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë sllovakun.
Policia Kufitare, në bashkëpunim me Policinë vendore, masa të shtuara gjatë sezonit turistik, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive. /abcnews.al