Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë të shtunë në Kukës. Sipas policisë mësohet se pas një konflikti për motive pronësie dy vëllezër kanë qëlluar dhe plagosur në këmbë me armë zjarri kushëririn e tyre.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtiqen, ku dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie, vëllezërit kanë plagosur me armë zjarri, në këmbë, kushëririn e tyre, 46 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e tyre.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave kësaj ngjarjeje./abcnews.al