Qytetarët Spanjollë do t’iu drejtohen të dielën kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re të vendit, ndërsa sondazhet paraprake tregojnë se e djathta ekstreme mund të fitojë një vend në qeveri për here të pare që kur vendi u kthye në demokraci pas vdekjes së diktatorit fashist Francisco Franco në vitin 1975.
Partia Popullore Konservatore e Opozitës e cila pritet që të dale force e pare nga këto zgjedhje por jo me një shumicë absolute po lufton ashpër me Partinë Socialiste të kryeministrit Aktual të Spanjës, Pedro Sanchez.
Alberto Nunez Feijoo, lider I Partisë Popullore Konservatore doli fitues linjë debati kokë më kokë me kryeministrin Pedro Sanchez javën e shkuar ndërsa sondazhet parashikojnë se ai do të jetë kryeministri o ri i vendit.
Feijoo pavarësisht se nuk njihet jashtë Spanjës, ka qenë lideri më i fuqishëm rajonal i vendit deri tani ne këtë shekull. Ai nuk ka humbur kurrë zgjedhje ndërsa ka shërbyer si udhëheqës i rajonit veriperëndimor të Spanjës Galicia që prej vitit 2009 deri në vititn 2022 kur dha dorëheqejen pasi shkoi në Madrit për të shpëtuar partinë e tij nga një krizë e madhe lidershipi.
Alberto Nunez Feijoo e përshkruan veten si një anti tezë të kryeministrit Aktual. Së fundmi mbështetja për kandidatin e Partisë Popullore Konservatore u luhat pas akuzave për marrëdhëniet e tij me një trafikant droge.
Alberto Nunez Feijoo deklaroi se e gjitha kjo është një manovër e pushtetit për të dëmtuar imazhin e tij në një kohë që po mbledh mbështetje maksimale. Ishte Pedro Sanchez ai që kërkoi mbajtje të zgjedhjeve të Parakoshme pasi partite e koalicionit të tij pësuan humbje./abcnews.al