Një 30 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gramshit dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij dhe janë proceduar penalisht edhe dy shtetas të tjerë pas një konflikti që ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes.
Sipas policisë mësohet se vëllezërit janë konfliktuar me 3 persona të tjerë për gjetjen e një vendparkimi.
I ndaluari në lidhje me këtë ngjarje është një 30 vjeçar dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij 26 vjeç të cilët akuzohen për veprat penale, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se ky shtetas ka qëlluar me armë sportive.
Këta dy shtetas janë konfliktuar mbrëmjen e datës 20.07.2023, me 3 shtetas të tjerë, për shkak të vendparkimit të automjeteve.
Gjithashtu për këtë rast, janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas të therë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike.
Sqarojmë se të gjitha veprimet procedurale (shoqërimi, arrestimi) i këtyre shtetasve është bërë konform ligjit dhe procedurës standarde të punës së Policisë së Shtetit. /abcnews.al