Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dhimbje koke për Zidane, tjetër dëmtim te Reali

schedule15:23 - 24 Shtator, 2019

schedule 15:23 - 24 Shtator, 2019

Dëmtimet nuk po i ndahen Realit të Madridit. Fillimi i sezonit i ka sjellë probleme të mëdha trajnerit Zidane. I fundit që është ndalur është Ferland Mendy, i cili bashkohet me Modric, Asensio, Marcelo, Isco dhe Brahim Diaz.

Mbrojtësi francez ka provuar dhimbje në këmbën e majtë dhe stafi mjekësor ka konfirmuar mungesën e tij në ndeshjen e nesërme kundër Osasunës. Të dielën është derbi i Madridit kundër Atleticos dhe me shumë mundësi Mendy nuk do arrijë të jetë i gatshëm për këtë sfidë.

Një problem i madh për trajnerin, pasi edhe Marcelo ndodhet për momentin në bokse. Zidane duhet të shpikë diçka për krahun e majtë të mbrojtjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!