Greqia nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj për sa i përket pavarësisë së Kosovës. Është ky premtimi që kryeministri i Greqisë, Mitsotakis, i bëri presidentit serb Vuçiç gjatë takimit në Nju Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është takuar në Nju Jork me kryeministrin grek Mitsotakis. Ky i fundit i premtoi kreut të shtetit serb se Greqia nuk do të ndryshojë qëndrim për sa i përket pavarësisë së Kosovës.
Vuçiç dhe Mitsotakis biseduan për marrëdhëniet dypalëshe, situatën në rajon si dhe për rrugën europiane të Europës.
Ndërkohë më parë ambasadori serb në Kombet e Bashkuara, Vladislav Jovanoviç, u shpreh se asambleja e përgjithshme do t’i shërbente Beogradit për të diskutuar rreth çështjes së Kosovës. Pavarësisht se tema kryesore mbetet ajo e ndryshimeve klimaterike.
Ai theksoi se ky vit është shumë i rëndësishëm për Serbinë pikërisht për shkak të çështjes së Kosovës dhe dialogut të bllokuar mes palëve.
Jovanoviç, u shpreh për mediat serbe se mbështetësit e të ashtuquajturës pavarësi të Kosovës, ose vendet perëndimore do ushtrojnë presion ndaj presidentit serb Vuçiç në përpjekje për të zhbllokuar situatën. Për këtë arsye sipas tij, Vuçiç kishte të drejtë kur tha se në Nju Jork e prisnin bisedime të vështira./ABC News Albania 24/7