VIDEO/ Shpërthen festa në “Elbasan Arena”, Dwamena barazon gjithçka në “frymën e fundit”

schedule22:39 - 20 Korrik, 2023

schedule 22:39 - 20 Korrik, 2023

Teksa pritej që arbitri të mbyllte gjithçka në “Elbasan Arena”, “bomberi” ganez, Raphael Dwamena ka menduar për “rrogozhinasit” e tij dhe në minutën e 124′-rt të sfidës e ka çuar përballjen në rezultatin, 4 me 4, duke iu drejtuar kështu goditjes së 11-metërshave.

Gjithçka ka ardhur pas një rrëmuje në zonën armene nga e cila ka përfituar pikërisht “ganezi”, i cili ashtu si në përballjen e parë në Jerevan të Armenisë, “shtangi” skuadrën e Ararat në minutat e fundit të kohës.

SHIKONI GOLIN: