Shqiptarët e kthejnë fermën në magazinë për drogën (Video)

schedule10:53 - 24 Shtator, 2019

schedule 10:53 - 24 Shtator, 2019

Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike si dhe vjedhje të energjisë elektrike. Mësohet se karabinierët në zonën e Gassino-s zhvilluan kontrolle në një fermë pas kërkesës së pronarit, pasi sipas tij, ishte zënë në mënyrë abuzive nga dy persona.

Atje, autoritetet gjetën dy shqiptarët, 27 dhe 36 vjeç, të cilët pronën e kishin kthyer në një magazinë për mbajtjen dhe shpërndarjen e mëtejshme të drogës. Që të mund të punonin natën, dy të rinjtë kishin kryer një lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Kontrollet e mëtejshme zbuluan 6 kilogramë marijuanë, një peshore elektronike dhe materiale të ndryshme për prodhimin dhe kultivimin e drogës si gjenerator, çanta, ventilatorë dhe një celular.

Ndërkohë në një distancë më të largët, karabinierët identifikuan edhe plantancionin që dy shqiptarët kishin ngritur në një zonë të pyllëzuar./abcnews.al