Shefi i BE-së për klimën Frans Timmermans tha të enjten se dëshiron të bëhet kryeministri i ardhshëm holandez dhe do të garojë në zgjedhjet parlamentare në Holandë në nëntor.
Qeveria e kryeministrit holandez Mark Rutte dha dorëheqjen në fillim të këtij muaji pasi nuk arriti një marrëveshje për kufizimin e imigracionit. Timmermans, një anëtar i Partisë Laburiste holandeze, thuhet se është gati të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme në vendin e tij në zgjedhjet e 22 nëntorit.
Politikani veteran dhe zyrtari europian është përgjegjës për “Marrëveshjen e Gjelbër ”, ndoshta marrëveshjen më ambicioze të këtij Komisioni.
Dorëheqja e tij do të shkaktojë “përmbysje” pikërisht për shkak të portofolit të tij, pasi “pasardhësi” i tij do të duhet të udhëheqë negociatat e fundit të vështira për të përfunduar “Marrëveshjen e Gjelbër” përpara zgjedhjeve të ardhshme europiane në 2024.
Ndërkohë Frans Timmermans konsiderohet i përshtatshëm për kryeministër nga 39% e votuesve në Holandë.
/abcnews.al

